Tendenca për protagonizëm, ndonjëherë të bën qesharak.
Kjo ka ndodhur me Policinë e Delvinës, e cila “raporton” nëpërmjet komunikatë ditore, ‘asgjësimin” e 4 rrënjëve kanabis në pyll, bashkë edhe me informacionin për punën që po bëhet për identifikimin e autorit.
Njoftimi i plotë i Policisë
Komisariati i Policisë Delvinë Më datë 09. 08. 2017, në fshatin Tatzat, njësia administrative Vergo, në vendin e quajtur Gjimadhe, në një terren të pyllëzuar, gjatë kontrollit të territorit u gjetën të mbjella 4 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.











