Pas deklaratës së kreu të Emergjencave Civile, Premçi për tërmetet, kas pasur një sërë reagimesh. Një ndër ta ka qenë edhe kreu i PDK-së, njëherësh deputeti Nard Ndoka, i cili duke akuzuar kryeministrin Rama se nuk po merret me situatën alarmante dhe me zjarret që po shkrumbojnë vendin, shkruan sot se pritet shkarkimi i kreut të Emergjencave, Shemsi Premçi pas deklarates bombastike të bërë dje se vendi kërcënohet nga tërmete të forta si ai ne vitin 1967.
“Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale!”, shkruan Ndoka.











