Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj ka pësuar një aksident në qytetin e Parmës në Itali. Ai e ka bërë vetë publik lajmin përmes një statusi në rrjetin social facebook. Ai shprehet se i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti shumë të rrezikshëm që ka ndodhur në Parma të Italisë. Gjithashtu, Ndocaj ka postuar edhe foto nga aksidenti, ku duket makina e përmbysur.
Statusi i tij ne rrjetet sociale:
Te dashur miq,
Falenderoj Zotin qe kam shpetuar nga nje aksident shume i rrezikshem. Ne austostraden per Parma jam perplasur duke u rrokullisur disa here me makine e as vete e kuptoj se si kam shpetuar. Falenderoj Zotin per kete! Kjo eshte gjendja e makines pas aksidenti!
Tani jam mire dhe ju pershendes te gjitheve!













