• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

STUDIMI/ Parlamenti i ri, 70% e deputetëve banojnë në Tiranë. Në Kukës asnjë

droni by droni
9 August, 2017
in Kronika, Politika
0
STUDIMI/ Parlamenti i ri, 70% e deputetëve banojnë në Tiranë. Në Kukës asnjë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zgjedhur të përfaqësojnë zonën?
Kanë bërë premtime në fushatë dhe janë betuar se do tu qëndrojnë afër zgjedhësve?
Shteti ynë paguan udhëtimet e deputetëve për në zonën e tyre elektorale dhe shpenzimet për zyra për të mbajtur kontakte midis deputetëve e zgjedhësve. Pavarësisht se nuk janë zgjedhur nga qytetarët, por janë emëruar nga partitë nga lista proporcionale, pavarësisht se nuk ka sens të ketë zyra elektorale të kandidatëve /deputetëve në një sistem proporcional votimi.
Po sa përfaqësues janë deputetët? Ja një detaj interesant i nxjerr nga monitorimi i zgjedhjeve dhe i parlamentit nga Instituti i Studimeve Politike: 70% e deputetëve banojnë në Tiranë, 64 deputetë të zgjedhur në qarqe të tjera banojnë në Tiranë.
Pra, Tirana përfaqëson 70% të parlamentit, edhe pse në sistemin tonë të votimit Tirana si qytet (jo si qark) përfaqëson vetëm 14% të totalit të mandateve parlamentare në Kuvend.
Qyteti i dytë më me “shumë” deputetë është Durrësi, me 4,2% deputetë banorë, ndjekur nga Shkodra e Fieri me nga 3,5%, Vlora e Elbasani me 2,8%, etj.
Ka qarqe si Kukësi ku asnjë deputet i zgjedhur më 2017 nuk banon në qark, apo si Dibra ku vetëm 1 nga 6 deputetët e zgjedhur banon në qark.
Fakt tjetër interesant: 140 deputetët banojnë në vetëm 17 nga 61 bashki, pra në vetëm 27% të njësive vendore të Republikës së Shqipërisë, megjithëse janë votuar si pjesë e listës shumë-emërore në të gjithë vendin dhe nga të gjithë qytetarët. Asnjë nga deputetët e partive të vogla fituese me mandate në zgjedhje nuk banon në zonën elektorale ku janë zgjedhur.
Fakt tjetër interesant: në vetëm një pallat në Tiranë, në një zonë moderne ndërtimi, banojnë katër deputetë nga tre parti të ndryshme, – pra më shumë sesa numri i deputetëve që ka qarku i Kukësit.
A mund të ketë lidhje e llogaridhënie midis deputetëve turistë, që banojnë në Tiranë dhe që në rastin më të mirë kalojnë fundjavën në zonën e tyre elektorale, apo midis deputetëve që jetojnë në kushte, rrethana, mjedis e komoditet shumë më të lartë e më të mirë sesa banorët e zonës së tyre elektorale? Partitë thonë se po, deputetët gjithashtu. Në fakt, asnjë e dhënë nuk e provon këtë përgjigje optimiste. Në përgjithësi deputetët e përdorin zonën kryesisht për marketing, aneks të punës së tyre, shihen rrallë me zgjedhësit, – vetë partia ua ndryshon zonën e qarkun çdo 4 vjet, – ndaj edhe nuk kanë ndonjë kontratë politike apo sociale me votuesit. Vetë partitë, kur bëjnë analiza lokalë, iu adresohen zyrave të tyre lokale për të mbledhur mendimet e qytetarëve mbi partinë dhe jo zyrave të deputetëve apo vetë deputetëve, duke pranuar se përfaqësues real nuk janë deputetët, por kryetarët lokalë, zyrat partiake dhe partia lokale! Madje, asnjë nga kryetarët e partive parlamentare nuk banon jashtë Tiranës, me përjashtim të atyre që kanë ndërtuar vila private luksoze në resorte e zona turistike!
A mund të kemi një sistem më përfaqësues, më afër zgjedhësve, më cilësor dhe më llogaridhënës? Po. E kemi pasur me sistemin mazhoritar, e kemi pasur pjesërisht me sistemin e përzier, dhe mund ta kemi edhe në proporcional nëse partnerët e 18 majit do të mbajnë premtimin amerikan për “demokraci nga qytetarët, për qytetarët dhe me qytetarët”. Shanset për ta arritur? Deri tani shanse minimale……vetëm teorike! Përgatitur nga Instituti i Studimeve Politike

Previous Post

Aleati i PD ka një mesazh të fortë për Lulzim Bashën dhe opozitën

Next Post

VIDEO & FOTO GALERI/ Flakë përfshijnë pikën turistike të Gjinarit, zjarri i afrohet banesave

droni

droni

Next Post
VIDEO & FOTO GALERI/ Flakë përfshijnë pikën turistike të Gjinarit, zjarri i afrohet banesave

VIDEO & FOTO GALERI/ Flakë përfshijnë pikën turistike të Gjinarit, zjarri i afrohet banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.