Gjatë natës së kaluar, në fshatin Drithas-Maliq, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e fabrikës në pronësi të F. L., 54 vjeç, ku kanë mundur të marrin një sasi lekësh, një njësi kompjuterike si edhe automjetin tip “Mercedes-Benz”.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.











