Një tërmet i fuqishëm goditi një rajon të largët malor në provincën Sichuan të Kinës, duke vrarë të paktën 19 persona.
Autoritetet lokale thanë se 247 njerëz të tjerë u plagosën në tërmetin e së martës, që e kishte epiqendrën në një rajon ku banojnë nomadë tibetianë dhe përfshin një park kombëtar të njohur turistik.
Zyrtarët thonë se të paktën pesë të vdekur ishin turistë.











