Mbrëmjen e së dielës, në Itali, një grua 7-muajshe shtatzënë humbi tragjikisht fëmijën e saj nga një akisdent rrugor.
Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi në Komo të Italisë, ndërsa në makinën tip ‘Volkswagen’ udhëtonin dy shqiptare të moshave 35 dhe 27-vjeçe.
Ende nuk dihet mirë shkaku i aksidentit. Makina thuhet se ka dalë nga rruga nga shpejtësia e madhe.











