Një shqiptar 32-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga policia kufitare greke në Igumenicë, pasi është kapur me 23 kg kanabis sativa.
Shqiptari që udhëtonte me një automjet “Benz” e kishte fshehur drogën në pjesët anësore të mjetit, duke e modifikuar atë.
Ai ishte duke u imbarkuar për të shkuar drejt Italisë. Mirëpo, Policia kufitare greke dyshoi dhe me anë të qenit antridrogë arriti ta zbulonte drogën.
















