Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në tunelin e Kalimashit, në të cilin është përfshirë reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko.
“Telegrafi” bën me dije se makina e reperit është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit, ndërkohë që ai udhëtonte drejt Velipojës ku do të mbante një koncert.
Nuk dihet ende gjendja e reperit, i dashuri i Elita Rudit, ndërkohë që dallohet se makina e tij është dëmtuar rëndë.












