Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, mbrëmjen e sotme. Një makinë ka përplasur nënën bashkë me foshnjën që ndodhej në karrocë.
Nëna dhe foshnja kanë qenë duke kaluar rrugën, ndërkohë që mjeti ka shkuar drejt tyre dhe i ka përplasur. Menjëherë nëna dhe foshnja janë dërguar në spital ku i është dhënë ndihma mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit i cili është shtetas serb, dhe e ka marrë në pyetje për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.












