Para pak minutash një alarm për zjarr në një bankë të nivelit të dytë ka vënë në lëvizje policinë e Durrësit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe zjarrfikësit, të cilët kanë rrethuar bankën.
Ngjarja ka ndodhur pranë shëtitores “Taulantia”.
Policia e Durrësit thotë se e ka situatën nën kontroll. Zjarri ka ardhur nga kondicioneri.











