Një i dënuar në burgun e Zaharisë në Krujë ka humbur jetën një ditë më parë.
Burime nga policia thanë se ka ndërruar jetë i dënuari me inicialet I. R., 69 vjeç, pas shqetësimeve se ai nuk është ndjerë mirë, duke u ankuar për vështirësi në frymëmarrje.
Njoftimi i Komisariatit tw Policisë, Krujë
Më datë 05. 08. 2017, rreth orës 04:00, në Burgun e Zaharisë, shtetasi i dënuar, I. R., 69 vjeç, nuk është ndier mirë në frymëmarrje dhe është çuar për ndihmë mjekësore në Krujë, ku ka ndërruar jetë.











