Futbollisti i njohur i Manchester United, Raheem Sterling ka tradhëtuar bashkëshorten e tij kur ishte në Los Angeles.
Pasi qëndroi në një klub deri në orët e para të mëngjesit, ai mori një prostitutë duke e paguar rreth 3 mijë sterlina.
Prostituta, e cila nuk pranoi të identifikohej tregoi se ai nuk dëshironte të paguante shumë që ajo i kishte kërkuar që në fillim, 4 mijë sterlina.
“Raheem mund të jetë milioner, por është arrogant. Ai mendonte se mund të flinte me mua pa më paguar”, tha ajo për “The Sun”.
Ndërkohë, dihet se 22-vjecari është i martuar dhe ka dy fëmijë, por nuk ka pasur asnjë reagim për këtë rast.













