Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në lagjen “Tepe” të qytetit. Mësohet se personi i plagosur është dërguar në spital.
I plagosur ka mbetur 19-vjeçari me inicialet Nikolin Lame, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen rrethanave. Nuk dihen akoma motivet e kësaj ngjarje të rëndë.











