Një shqiptar 46 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga shkallët.
Ngjarja ndodhi në në rrugën Morgagni të Firences, ku ditën e djeshme rreth orës 19.30, shqiptari është gjetur i pajetë.
Karabinierët që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes janë të mendimit se 46-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga shkallët shumë të pjerrëta që ndodhen në brendësi të apartamentit teksa ngjitej në katin e sipër. Burri duhet të ketë qenë duke folur në celular kur do të ketë rrëshqitur e kur është rrëzuar ka përplasur kokën, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.
Por për të dhëna më të sakta priten rezultatet e autopsisë.











