Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Ervin Hakun 20 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 04.08.2017, rreth orës 22:30 në lagjen Nr. 13 Durrës pas një konflikti çasti, për motive të dobëta ka goditur me biçak në shpinë, shtetasin R. K. 19 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën” Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.











