Një 37 vjeçar ka rënë në pranga nga specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak.
Florian Osmani 37 vjeç, banues në Maminas, Shijak, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale” Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar në nenin 199/a/2 të Kodit Penal.











