Një burrë në Kukës ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë një ditë më parë, se bashkëshortja e tij L.Z ., ka dhjetë muaj që është larguar së bashku me vajzën e tij F. B., jashtë territorit të Shqipërisë pa dëshirën e tij, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e tyre.
Policia bën me dije se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për L. Z., 40 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim F. B., 45 vjeç, banues në Kukës.











