• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabela e tremujorit të parë të 2017, ja sa taksa paguan bizneset dhe individët në Tiranë

droni by droni
4 August, 2017
in Kronika
0
“Taksa e sheshtë është zgjidhja”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 2.4 miliardë lekë (rreth 17 milionë euro) të ardhura në tre muajt e parë të vitit 2017, sipas të dhënave të detajuara të buxhetit të bashkisë së kryeqytetit, të publikuara nga Portali i financave vendore, një project i Co Plan.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat janë rritur me 139%. Efektin kryesor në këtë rritje e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, që arriti në 1.3 miliardë lekë (gati 10 milionë euro), duke shënuar një rritje të fortë, prej 25 herësh në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dyfishimi i kësaj takse, nga 4% të kostos në 8% të çmimit të shitjes dhe rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë ka ndikuar në këtë tendencë. Sipas INSTAT, në tre muajt e parë të vitit 2017, në Tiranë u dhanë 43 leje ndërtimi nga 18 leje vitin e kaluar. Gjithashtu lejet për të ndërtuar në kryeqytet ishin edhe më të larta se në tremujorin e fundit të 2016 ku u dhanë 41 të tilla. Nga janari i 2016 deri në fund të marsit 2017 u dhanë 149 leje në kryeqytet. Numri i lejeve të dhëna sinjalizon se sektori i ndërtimit do të vijojë rritjen edhe këtë vit.
Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës sollën 56% të të ardhurave në buxhetin e bashkisë, nga 27% që ishte kjo peshë në vitin 2014.
Pas firmave të ndërtimit, kontribuuesit e dytë më të mëdhenj me të ardhura për Bashkinë e Kryeqytetit ishin bizneset dhe individët, që kanë paguar si tarifat për shërbimeve publike vendore (pastrim-gjelbërim etj.) 250 milionë lekë, apo rreth 1.8 milionë euro, me një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ata kanë paguar 1.55 milionë euro për tarifat e shërbimeve administrative (vertetime, licenca, gjoba, qira, menaxhimi i aseteve, mencat etj.), me një rënie prej 2% me bazë vjetore.
Si taksë pasurie mbi ndërtesat, bizneset dhe banorët e Tranës kanë paguar rreth 1.5 milionë euro, me një rritje të ndjeshme prej 89% në raport me janar-mars 2016.
Si taksa të tjera, banorët e Tiranës kanë paguar 1.27 milionë euro, 35 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ku peshën kryesore e zënë të ardhurat nga parkingjet, teksa në çdo cep të Tiranës sot është e vështirë të parkosh pa paguar.
Për taksat e tjera janë arkëtuar gjithsej 1.4 milionë euro, përfshirë edhe taksën nga biznesi i vogël, të ardhurat nga e cila kanë rënë me 97%, teksa pas heqjes së taksës së biznesit të vogël (që është zero për xhiron nga 0-5 mln lekë), Bashkisë iu desh të gjente hapësira të reja për të rikuperuar këtë humbje.
Në rënie me 43% ka qenë dhe taksa për tabelat dhe reklamat. Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve të huaj që kanë ardhur në Tiranë, taksa e hotelit ka sjellë vetëm 2% më shumë të ardhura në buxhetin e Bashkisë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për vitin 2017, Bashkia planifikon, sipas buxhetit të saj fillestar të mbledhë në total 14.2 miliardë lekë të ardhura, apo rreth 102 milionë euro. Në tre muajt e parë të këtij viti, ajo ka realizuar vetëm 17% të planit vjetor, çka nënkupton se duhet të përshpejtojë ritmin e mbledhjes së të ardhurave në tremujorët në vijim, në mënyrë që të realizojë të ardhurat e planifikuara për gjithë 2017-n.

tr bashkise1

taksat e bashkise 2

 

Tags: 2017tabelataksa
Previous Post

Bilanci i minierave në 6-muaj, ja sa para mori buxheti nga 350 mijë ton krom

Next Post

U kapën me drogë në “Don Bosko”, gjykata jep masën për babë e bir

droni

droni

Next Post
U kapën me drogë në “Don Bosko”, gjykata jep masën për babë e bir

U kapën me drogë në “Don Bosko”, gjykata jep masën për babë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.