• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ Zbërthehet roja i penduar i kanabisit: I ruanim arat vetëm për 2 mijë lekë

droni by droni
4 August, 2017
in Kronika
0
DENONCIMI/ Policia nuk korr kanabisin e vrasësit “i sëmurë mendor”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi dhe gjykimi i personave të akuzuar për një parcelë kanabisi me 6 mijë rrënjë drogë në zonën e Dajtit ka nxjerrë në pah detaje të mënyrës se si organizohet aktiviteti kriminal i kultivimit të bimëve narkotike, shkruan “Panorama”.
Fenomeni i përhapur ndjeshëm vitet e fundit në Shqipëri në rastin e katër të dënuarve për kultivim kanabisi në zonën e Dajtit, ka një veçori, pasi Policia dhe Prokuroria kanë hetuar jo vetëm “punëtorët” e parcelës, por edhe rekrutuesit e tyre, e madje edhe financuesit e aktivitetit kriminal.
Nga dosja penale e Prokurorisë së Tiranës ndaj katër të akuzuarve del se ata duhej të paguheshin me nga 2 mijë lekë (të reja) në ditë. Po kështu punëtorët e hashashit “trajnohen” për mënyrën se si duhet të kujdesen për bimët, ndërsa parcelat me drogë ruheshin me armë kryesisht natën nga frika e vjedhjes apo dëmtimit të bimëve narkotike.
Detajet janë mësuar nga dëshmia e njërit prej të arrestuarve, që duket se “është penduar” duke treguar veprimet e paligjshme që ka kryer vetë, por edhe shokët e tij, të cilët tashmë e kanë kryer dënimin e dhënë ndaj tyre për këtë vepër penale.

Si filloi hetimi
Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se forcat e Policisë të Komisariatit nr. 4 kanë organizuar operacionin “Fagu”, i cili u finalizua me arrestimin në flagrancë të katër personave, si dhe shpalljen në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tyre.
Arrestimi është bërë në bazë të informacioneve të marra nga struktura të Policisë Kriminale në Komisariatin nr. 4, ku nga një kontroll i ushtruar në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit, janë gjetur të kultivuara 600 bimësi dhe 6280 degë dhe 27 kg e 223 gramë boçe në proces tharjeje, të dyshuara kanabis sativa, në një hangar të improvizuar pranë kësaj parcele.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pushkë, model 56, me kasë druri, bajonetë dhe nr. serial 3070382 dhe 1126129, si dhe 1 gëzhojë me makerim 3-67 në ngjyrë bronzi, me kapsollë të plasur dhe 155 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Dëshmitë
Nga deklarimet e shtetasve të arrestuar ka rezultuar se këta persona për kultivimin e bimëve narkotike janë financuar nga shtetasit, të cilët janë shpallur në kërkim nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Bimët e kultivuara dhe degët në proces tharjeje të gjetura në vendngjarje janë asgjësuar nëpërmjet zjarrit, nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale disa bimë, degë dhe boçe të dyshuara si kanabis sativa për ekspertim të mëtejshëm.
Nga deklarimi i marrë nga një i arrestuar rezulton se në datën 14. 10. 2016, rreth orës 08:00, ai ka qenë së bashku me shtetasit e tjerë të pandehur brenda një parcele të mbjellë me bimë narkotike pasi kanë qëndruar aty gjatë natës, ku edhe kanë fjetur.
Ata kishin ndezur një zjarr për t’u ngrohur, kur kanë parë punonjësit e Policisë dhe u kanë thënë të largohen dhe ai ka marrë një armë zjarri automatik, të cilën e kishte aty pranë duke qëlluar në ajër. Vete ai është përpjekur që të largohet, por nuk ka mundur, pasi është kapur nga punonjësit e Policisë, ndërsa personat e tjerë janë larguar në drejtime të ndryshme pa mundur të kapen.
Pasi janë kapur nga policia, ajo ka zbuluar edhe parcelën e mbjellë me bimë narkotike, ku në total ishin rreth 600 bimë, po ashtu ka gjetur dy armë zjarri pushke dhe kasollen, e cila përdorej për tharje të bimës narkotike.

Kush i mbolli
Në vazhdim i arrestuari ka shpjeguar se bimët narkotike i ka mbjellë ai bashkë me xhaxhanë e tij, të cilët 10 ditë më parë i kanë kërkuar të punojë si punëtor te parcela që kanë mbjellë bashkë dhe se do të paguhej 20 mijë lekë (të vjetër) në ditë.
Parcela ishte në fshatin Fag, në lagjen e Panecit, dhe ditën kur ka shkuar aty, kanë qenë duke punuar dhe shtetasit e tjerë. Ditën kur ai ka filluar punë së bashku me të tjerët, kanë mësuar si pritet dhe qethet lënda narkotike, duke i vendosur te një kapanon pranë parcelës për t’i tharë. Në vazhdim të deklarimit të tij, shtetasi i arrestuar ka theksuar se në parcelë përveç tij kanë punuar edhe tre personat e tjerë që kanë bërë procesin e qethjes dhe i kanë vendosur bimët për tharje.

Roje me armë i parcelave
Në vazhdim dëshmitari ka shtuar se ka bërë roje tri herë brenda 10 ditëve, pasi i kishin thënë që “do bësh roje, sepse kanë pasur frikë mos i vjedhin mallin (lëndën narkotike)”, dhe ka bërë rojë bashkë me një shtetas tjetër.
Ai thotë se nuk është paguar pasi ka rënë dakord me punëdhënësin që kur të mbaronte punë, pra kur të korrej bima narkotike dhe thahej, do t’i jepeshin lekët. Të gjithë personat aty ishin punëtorë dhe u ishte thënë nga punëdhënësi se do të punojnë kundrejt shumës prej 2 mijë lekë (të rinj), që do t’u jepej kur të mbaronte puna.
Për armët që janë gjetur te kasollja, dëshmitari ka shpjeguar se i ka sjellë punëdhënësi dhe një shtetas tjetër, të cilët janë organizatorët dhe rekrutuesit e personave të implikuar në këtë aktivitet.

Operacioni “Fagu”
Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet D .M., 16 vjeç, banues në Tiranë, P. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. M., 21 vjeç, banues në
Tiranë. Nga deklarimet e shtetasve të lartpërmendur, ka rezultuar se këta persona janë financuar për kultivimin e bimëve narkotike nga shtetasit e shpallur në kërkim, F. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. A., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Previous Post

RAPORTI/ Italia bllokoi 6 ton drogë në qershor, Shqipëria “vend nderi” për sasinë dhe numrin e trafikantëve

Next Post

Helikopteri i policisë filmon çiftin duke bërë seks, çështja shkon në gjyq

droni

droni

Next Post
Helikopteri i policisë filmon çiftin duke bërë seks, çështja shkon në gjyq

Helikopteri i policisë filmon çiftin duke bërë seks, çështja shkon në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.