Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar qeverinë për situatën e zjarreve në vend. Në një status në profilin e tij në rrjetet sociale, Manjani i cilëson këto zjarre si Shqipëria që po ndriçohet nga “drita e partisë”
“Shqipëria po ndriçon nga veriu në jug. Flaka i është vënë literalisht. Ditën ka pak tym, por natën ndriçon mirë. Kjo është drita e partisë!”, shkruan Manjani.












