Policia e Krujës ka asgjësuar rreth 108 bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
Në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi, në një terren të pyllëzuar u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 108 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është 43 vjeçari me inicialet P.Ç. i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.












