Kapet pas 14 vitesh nga policia greke një 35-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i akuzuar për një ngjarje të ndodhur në Tripoli në vitin 2003 ku shqiptari vrau me sëpatë një biznesmen grek. Pas ngjarjes shqiptari u largua nga Greqia.
Shqiptari, i cilësuar i rrezikshëm nga media greke, i kishte arritur t’i shpëtonte policisë. Kur tentoi të kthehej përsëri në Greqi i erdhi ora për të paguar, shprehet gazeta greke “Protothema”.
Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje dhe për drogë, u kap në Kakavijë në anën greke. Gjatë kontrollit të pasaportës u pa që për 35-vjeçarin kishte urdhër arresti nga prokuroria e Delvinaqit i akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje” dhe “për të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal” dhe “Per drige”. Shqiptari 35-vjeçar nga Delvinaqi do të transferohet për gjykim në Tripoli.











