Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të drejtuesit të një motociklete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish- degës ushtarake, në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që identiteti i të plagosurit nuk është bërë i ditur.
Mësohet se motoçikleta është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motocikletës ka marrë dëmtime të rënda.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.












