• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH kallëzon Drejtorin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës, dëmi 310 milionë lekë

droni by droni
1 August, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika
0
Vlorë, arrestohen për korrupsion një mjeke e dy infermierë të spitalit Psikiatrik, në kërkim një mjeke tjetër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka kallëzuar në Prokurori, Drejtorin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës dhe i ka propozuar ministrit të Drejtësisë, largimin e tij nga detyra.
Dëmi total ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit arrin 26,4 milionë lekë, ndërsa dëmi ekonomik i mundshëm në të ardhmen(nga vijimi i zbatimit të kontratave problematike) shkon në 31,3 milionë lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka audituar Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për periudhën 01. 01. 2014 deri 28. 02. 2017 ka zbuluar një seri shkeljesh ligjore:

1. Për periudhën objekt auditimi, Spitali Psikiatrik Vlorë(SPV) ka realizuar gjithsej 75 procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës (procedura të reja dhe shtesa 20% të kontratës së mëparshme), në vlerën e përgjithshme 87,762,676 lekë.
U konstatua se për 43 procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, në vlerën 39,717,998 lekë, Autoriteti Kontraktues(AK) nuk ka vërtetuar, argumentuar dhe dokumentuar se nevoja ekstreme apo situata emergjente ka ardhur si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të vetë AK, si dhe nuk ka vërtetuar nevojën e kryerjes së këtyre procedurave, e për pasojë, këto procedura nuk duheshin zhvilluar me negocim, por duhet të zhvilloheshin procedura të hapura në zbatim të Ligjit “Per Prokurimin Publik”.
Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 33, me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar, kreu IV, pika 5, si dhe me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, neni 36.

2. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Shërbimi  i lavanderisë dhe furnizimi me inventar ekonomik”, në shkurt 2016, me vlerë kontrate 112,009,392 lekë me TVSH, me afat 4 vite (01.05.2016-30.04.2020), dëmi ekonomik total i shkaktuar Buxhetit të Shtetit, nga përllogaritja e gabuar e vlerës së kontratës, është në vlerën 3,999,199 lekë për vitin e parë të kontratës dhe dëmi ekonomik i mundshëm në të ardhmen për 3 vitet e tjera të kontratës është në vlerën 11,755,860 lekë.

3. Nga auditimi i zbatimit të procedurës së prokurimit të zhvilluar me objekt “Shërbime për pastrim të ambienteve të brendshme dhe të jashtme si dhe sistemimin e ambienteve të gjelbërta të Spitalit Psikiatrik Vlorë”, dëmi ekonomik i shkaktuar Buxhetit të Shtetit, nga përllogaritja e gabuar e zbatimit të vlerës së kontratës, është në vlerën 5,131,297.25 lekë me TVSH për 10 muaj të zbatimit të kontratës dhe dëmi i mundshëm/pritshëm për 38 muajt e tjera të realizimit të kontratës është në vlerën 19,498,929 lekë me TVSH.

4. Në 2 raste(Shërbimi lavanderisë dhe furnizimi me inventar ekonomik në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë” dhe “Pastrim i brendshëm dhe pastrim gjelbërim i jashtëm”, viti 2016), AK ka zhvilluar procedurat e prokurimit për prokurimin e materialeve dhe shërbimeve, të cilat janë objekt i prokurimit të përqendruar nga Ministria e Brendshme, pa marrë më parë miratimin e kësaj Ministrie, në kundërshtim me VKM nr. 28, datë 14.01.2015 “Për ngarkimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrit, Ministrave dhe Institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime”, i ndryshuar, pika 1.

5. Nga auditimi i procedurave të prokurimit rezulton se Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë ka kryer në vitin 2016 procedurën e prokurimit “Evadimi i mbetjeve urbane të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë” me vlerë 1,479,971.98 lekë me TVSH, me një operator ekonomik privat. Evadimi i mbetjeve urbane është një shërbim i cili mbulohet nga kontrata 5 vjeçare me nr. 4558 Prot., e lidhur më datë 31.10.2014 mes të njëjtit operator ekonomik dhe Bashkisë Vlorë. Pra, për të njëjtin shërbim kompania private është paguar dy herë. Për pasojë, shuma e kësaj procedure në vlerën 1,479,971.98 lekë, përbën dëm ekonomik për llogari të Buxhetit të Shtetit.

6. Po në 2 raste, AK ka zhvilluar procedurat e prokurimit për prokurimin e shërbimeve për një periudhë 4 vjeçare, pa e argumentuar arsyen e kryerjes së këtyre shërbimeve për periudhën 4 vjeçare, duke qenë se këto janë mallra dhe shërbime, për të cilat bëhen planifikime dhe përdorime vjetore, e që gjenden lehtësisht në treg dhe mund të prokurohen normalisht me një procedurë të hapur ose kërkesë për propozim. Veprime në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, neni 76 “Kohëzgjatja e kontratës”.

7. Në 2 raste, është përcaktuar privatizimi i shërbimit të lavanderisë dhe pastrimit, por nga AK nuk është përcaktuar asnjë kërkesë e veçantë për trajtimin dhe marrjen në punë të punonjësve të Spitalit, të cilëve me Urdhrin e Drejtorit të AK, datë 29.04.2016, u janë ndërprerë në mënyrë kolektive marrëdhëniet e punës me SPV, në kundërshtim me Kodin e Punës. Konkretisht, për këtë shërbim, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës 4 punonjësve të lavanderisë dhe 28 punonjësve të pastrimit.

8. Në 3 raste, kontrata e qiradhënies, është nënshkruar pa marrë më parë miratimin e Ministrit të Shëndetësisë, në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr. 506, datë 18.09.2013 “Për ndalimin e procedurave të marrjes dhe largimit nga puna të punonjësve dhe dhënien me qera të ambienteve dhe hapësirave, në institucionet shëndetësore”. Ndërsa, në një rast, Këshilli Tekniko-Administrativ i SPV, ka marrë vendim për dhënien me qira të një sipërfaqe 105 m2, me objekt “Bar-Bufe”, për një periudhë 10 vjeçare, në tejkalim të kompetencave, për arsye se për kontratat mbi 1 vit, e drejta e lidhjes së kontratës i takon organit që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore të institucionit, në këtë rast Ministrisë së Shëndetësisë. Veprim ky në kundërshtim me VKM nr. 54, datë 05.02.2014, Kreu I, pika 6, gërma b.

9. Nga mosndjekja e procedurave ligjore në ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me ish punonjësit, Spitali Psikiatrik Vlorë është paditur me të drejtë nga 22 persona, nga të cilët 12 janë në proces gjykimi, nga ku pretendohet një dëmshpërblim në vlerë totale 6,158,765 lekë fituar në shkallën e parë të gjykimit, ndërsa 10 çështje janë përfunduar, duke e detyruar Spitalin Psikiatrik Vlorë të paguajë vlerën 7,737,491 lekë, vlerë e cila përbën efekt financiar negativ për Buxhetin e Shtetit.

10. Nga auditimi i gjendjeve debitore rezulton se institucioni nuk ka politika të qarta për arkëtimin e detyrimeve dhe menaxhimin e debitorëve dhe nuk ka mundur të arkëtojë debitin e krijuar ndër vite në vlerën 14,808,039 lekë.

Për disa nga shkeljet e mësipërme dhe për shumë të tjera, KLSH ka kryer, me shkresën nr. 143/15, datë 10.07.2017  kallëzim penal ndaj Drejtorit të Spitalit Psikiatrik Vlorë, z. K.Ll., me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal., duke i përcjellë materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërkohë që KLSH me shkresën me nr. 143/14 datë 03.07.2017 i ka propozuar Ministrit të Shëndetësisë largimin nga detyra të Drejtorit të Spitalit Psikiatrik Vlorë.
Gjithashtu, për përmirësimin e punës, KLSH ka rekomanduar 15 masa organizative, 14 masa për shpërblim dëmi dhe 6 masa disiplinore.

– Subjekti i audituar, Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë nuk ka kthyer përgjigje brenda afatit ligjor 20 ditë nga marrja e Raportit Përfundimtar të Auditimit dhe Vendimit të Kryetarit të KLSH.

Previous Post

EMRI/ Shitet kompania e fluturimeve, “Blue Panorama” ndërron pronar

Next Post

FOTO GALERI/ Piktori shqiptar Helidon Gjergji, nga New York në Shkup për të hapur Hamam

droni

droni

Next Post
FOTO GALERI/ Piktori shqiptar Helidon Gjergji, nga New York në Shkup për të hapur Hamam

FOTO GALERI/ Piktori shqiptar Helidon Gjergji, nga New York në Shkup për të hapur Hamam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.