Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, është ofenduar nga një person i cili e ka sharë nga nëna nëpërmjet një komenti në “Facebook”.
Por nuk ka vonuar përgjigjja.
Ai ka postuar një fotografi të nënës së tij, ku shihet se ajo ka ngritur gishtin e mesëm.
“Ai momenti kur një dashamirë i SHIK-ut të shan me nanë, e ty të qëllon nana afër”, ka shkruar deputeti Fisnik Ismali në “Facebook”, ku ka publikuar një fotografi të nënës së tij, e cila shihet se e ka të ngritur gishtin e mesit…












