Forca të shumta policie kanë nisur një operacion antidrogë në zonën e njohur si “Don Bosko” mbrëmjen e sotme.
Mësohet se policia ka qëlluar në ajër, pasi një makinë ka tentuar të çajë postbllokun e policisë.
Për pasojë, raportohet se është plagosur shoferi që drejtonte automjetin i cili nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar për kontroll.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet që në makinë ka qenë edhe një tjetër person që mundi të largohet dhe se po punohet për arrestimin e tij.












