Ismail Morina (Ballisti) ka kërkuar sot azil politik në Kroaci ndërkohë që është dënuar nga gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik me ekstradim në Serbi.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij kroat Darko Butigan. “Konfirmoj se ai ka kërkuar azil politik në Kroaci”, ka deklaruar avokati i tij.
Kjo procedurë bën që Morina të evitojë për një kohë të gjatë ekstradimin në Serbi edhe nis kjo vendoset nga Gjykata e Lartë që pritet të marrë vendim më 11 gusht.












