Dy persona ndodhen në gjendje koma nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa raportohet se në aksident është përfshirë një fuoristradë “Land Rover” dhe një makine tjetër.
Mësohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur gjymtyrët.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











