Ankorohet në Portin e Durrësit, trageti i linjës Ancona – Durrës, që pësoi defekt në det. Trageti i kompanisë “Adria Ferries” erdhi me rreth 18 orë vonesë.
Trageti “Bridge” ishte nisur mbrëmjen e së premtes nga Ancona, por iu desh të lundronte me shpejtësi të ulët, si pasojë e një defekti në motor. Pasagjerët, në disa postime në internet, u shprehën të shqetësuar. Por asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur probleme.
Trageti u ankorua në Durrës me ndihmën e një rimorkiatori.
Në bordin e tij kishte rreth 800 pasagjerë dhe 150 makina dhe kamionë.











