• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Darko Butigan, flet avokati kroat i Ismail Morinës: Akuza e ngritur, sa vite burg dënohet

droni by droni
29 July, 2017
in Kronika, Kryesore, Rajoni, Sport
0
Darko Butigan, flet avokati kroat i Ismail Morinës: Akuza e ngritur, sa vite burg dënohet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pamje nga protesta ne Tirane per mosekstradimin e Morines ne Serbi

Ismail Morina nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet nga qeveria serbe dhe për këtë arsye nuk ka arsye përse të ekstradohet apo dënohet. Ky është reagimi i Darko Butigan, avokatit kroat të Ismail Morinës, i cili në një intervistë ekskluzive për Top Channel sqaron gjithçka.

“Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë që do të thotë 0.8% e popullsisë. Pas ndeshjes nuk ka patur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 1912. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi. Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb”, shprehet Darko Butigan, avokati i Ismail Morinës.

Tashmë çështje e Ismail Morinës ka kaluar në një stad ndërkombëtarë. Për mbrojtjen e tij është kërkuar ndihma e Bashkimit Europian.

“Për momentin çështja e z.Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Çështja është në gjykatën e lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të siguruar mbrojtjen për z.Morinën. E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptare, nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë proceduriale që varion nga 5 deri në 9 muaj. Sipas ligjit, ministria jonë e drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”, tha avokati.

 

Intervista e plotë

Pse kërkohet ekstradimi? – “Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë që do të thotë 0.8% e popullsisë. Pas ndeshjes nuk ka patur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 2012. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi. Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb. Ashtu sikurse në një ndeshje të Italisë dikush të shfaqë flamurin e Garibaldit edhe në atë rast nuk ofendohet askush.

Sipas Serbisë, gjysma e tifozëve kroatë duhet të futen në burg  – “Me logjikën e kërkesës së qeverisë serbe, gjysma e kroatëve që shkojnë në stadium, duhet të futen në burg, për flamujt që shfaqin, apo kushdo tjetër. Askush nuk mund të bëjë burg për një sjellje të tillë në stadium. Por kjo ndeshje ishte një ndeshje e tensionuar. Në këtë ndeshje nuk lejoheshin tifozët shqiptar. Kështu një shqiptar, që ishte Ismail Morina, dëshiroi të tregonte që ai ishte aty të mbështeste skuadrën e tij në Beograd. Kjo ishte ideja e tij”.

Provat për mosekstradim – “Ne po zhvillojmë betejën tonë dhe kemi prova të mjaftueshme që Ismail Morina të mos shkojë në Beograd. Autoritetet serbe kanë krijuar shumë insinuata rreth Ismail Morinës, për disa ngjarje që ai nuk i ka bërë. Për shembull e kanë akuzuar se mund të vriste kryeministrin Vucic në ndeshjen e kthimit. Mund të them se ata kanë ekzagjeruar gjithçka”.

Insinuata të pavërteta  – “Kemi prova të mjaftueshme që nga pala serbe dhe gjithçka është shkruar në mediat e tyre kanë qenë insinuata të pavërteta. Z.Morina nuk është kriminel, është një patriot që e dashuron popullin e tij. Ai ka dashur thjesht të mbështes skuadrën e tij”.

Çështja, në Gjykatën e Lartë. Mbrojtje ndërkombëtare  –  “Për momentin, çështja e z.Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Për momentin çështja është në Gjykatën e Lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të siguruar mbrojtjen për z.Morinën. E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptar, ndaj tij nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë procedurale që varion nga 5 deri në 9 muaj”.

Procedurat ndalojnë veprimet  –  “Sipas ligjit, Ministria jonë e Drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”.

Politika shqiptare nuk mund të ndërhyjë  –  “Politika shqiptare nuk mund të ndërhyjë dot në këtë çështje pasi nuk mund të urdhërojë apo ndikojë në drejtësinë kroate, por duhet të tregojnë që janë të interesuar për të mbrojtur qytetarin e tyre, por kjo vetëm në aspektin politik, pasi nuk ndërhyjnë dot as në procedurë dhe as në gjykatë”, u shpreh ekskluzivisht për Top Channel avokati i Ismail Morinës./ Top Channel

Tags: ismail morina
Previous Post

BALLIST MORINA/Policia ndalon 4 protestues para Kryeministrisë

Next Post

Horoskopi, 30 Korrik 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 7 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 30 Korrik 2017/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.