Partia Demokratike ka zhvilluar sot një protestë para bashkisë së Tiranës kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Këshilli Bashkiak e miratoi rritjen e çmimit me votat e PDIU-së dhe dy vota nga këshilltarët e LSI-së. Pas shoqërisë civile, ka qenë PD-ja që ka dalë para Bashkisë duke protestuar.
Ata mbanin parulla dhe bidonë plastikë boshë që i kanë hedhur para Bashkisë. Ndërkohë që kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit të bashkisë duke i thirrur atij “Lali eri, lali leku, jep dorëheqjen”.
https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/1497703946918743/











