Policia ka arritur të identifikojë personin epajetë që u gjet sot në afërsi të spitalit të Lushnjës.
Viktima është Shaban Gjoni, 69 vjeç, i cili rezulton banues në lagjen “Kongresi Lushnjes”.
Trupi i pajetë i tij u gjet nga banorët rreth orës 17:40, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”.
Nga këqyrja e jashtme e kufomës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale pasi nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.












