Një fëmi ne foton me siper ka humbur në Durrës ndërkohë që familja dhe policia kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij.
Sipas policia fëmija është 7 vjec me inicialet E.C. dhe nuk është parë që prej orës 10.30 të ditës së sotme.
“Më datë 28.07.2017, rreth orës 10:30 është larguar nga banesa, lagja Nr.15, shtetasi E.C. 7 vjeç.
Nga deklarimet e familjarëve pohohet se shtetasi I mitur ka dalë nga banesa për të luajtur dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 1.30 cm I gjatë dhe në momentin e largimit ka pasur të veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një palë shapka ngjyrë blu.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e çdo qytetari që e identifikon të kontaktojnë në numrin 0694110217”, thuhet në njoftimin e policisë.











