Detaje të reja zbulohen pas zjarrit të rënë në një lokal në qendër të Velipojës.
Zjarri ka rënë në kompleksin Fishta që ndodhet në qendër të Velipojës.
Nga zjarri i rënë, mësohet se janë të paktën 4 persona të plagosur, midis të cilëve edhe pronari i lokalit, i cili po transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve.
Dyshimet e para për rënien e zjarrit, të çojnë të një shpërthim i mundshëm i një bombole gazi.











