Një fëmijë është mbytur sot në lumin Gjadër, ndërsa Policia ka dhënë detaje për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas Policisë Vendore të Shkodrës, mësohet se, sot, “rreth 10:50, kemi marre njoftim se ne lumin e Gjadrit është mbytur një fëmijë.
Menjëherë Shërbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar në vendngjarje te cilët njoftojnë se është shtetasi F. M., 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenjë jete.
Nga informacionet paraprake mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M., 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin.
Shtetasja M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër”.











