• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPECIALE/ Lufta populiste e Edi Ramës kundër korrupsionit sjell pak rezultate

droni by droni
27 July, 2017
in Kronika, Kryesore, Politika
0
SPECIALE/ Lufta populiste e Edi Ramës kundër korrupsionit sjell pak rezultate

Foto, Kryeministri Edi Rama gjatë një mitingu në sheshin Skënderbej | Foto nga LSA

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata post-zgjedhore e kryeministrit Edi Rama në nxitje të denoncimeve të qytetarëve ndaj zyrtarëve të korruptuar prodhoi rezultate minimale në një praktikë të ngjashme të tij në mandatin e parë, ndërkohë që procedimet penale humbasin rrugën për në gjykatë.

Më 22 korrik, kryeministri Edi Rama publikoi në faqen e tij në Facebook videon e arrestimit të tre inspektorëve të hetimit tatimor, si shembull të fushatës së tij post-zgjedhore për spastrimin e administratës nga zyrtarët arrogantë dhe të korruptuar.
Operacioni policor u krye pas mesazhit që një tregtare nga Kavaja i dërgoi Ramës, ku denonconte gjobitjen arbitrare me 40 mijë lekë nga punonjësit tatimorë.
24 orë nga denoncimi, policia e Tiranës arrestoi me akuzën e korrupsionit inspektorët Ermal Harizaj, Ervin Pupuleku dhe Arben Disha, ndërsa kryeministri i etiketoi ata si “grabitqarë” dhe “Armiku nr.1 i popullit”.
“…Ky vend jo vetëm duhet, por mund të shpëtojë njëherë e mirë nga ky soj i ulët grabitqarësh të paguar me taksat tona, që torturojnë viktima të pafajshme, njollosin gjithë punonjësit e administratës dhe turpërojnë shtetin shqiptar”, shkroi më pas Rama në Facebook.
“Kjo bëhet duke ndërtuar koalicionin e madh të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm…”, shtoi ai, duke nxitur qytetarët të denoncojnë.
Nxitja e fushatës së denoncimeve nga qytetarët e zakonshëm nuk është një aksion i ri politik i Ramës. I aplikuar edhe gjatë mandatit të tij të parë, lëvizja ngjall pak optimizëm për rezultate të ndryshme në sfidën e luftës kundër korrupsionit, veçanërisht ndaj atyre që konsiderohen “peshqit e mëdhenj”.
Pas arrestimit të bujshëm të tre inspektorëve tatimorë, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Kavajës për hetime të mëtejshme. Por ndryshe nga kryeministri, prokurorët janë dyshues nëse mund të korrin sukses para gjykatës me raste të tilla.
“Çështja është shumë delikate për t’u provuar në gjykatë, për shkak se në dosje mungojnë një sërë veprimesh hetimore që duhej të kryheshin para arrestimit,” tha për BIRN një prokuror në kushtet e anonimatit.
“Denoncuesja thotë u dhashë 400 mijë lekë, ndërsa të arrestuarit thonë të kundërtën. Nuk mund të shkojmë në gjykatë dhe të kërkojmë burg për këdo, vetëm me kallëzimin e një shtetaseje”, shtoi ai.
Fenomeni i korrupsionit është kthyer në gangrenë për shoqërinë shqiptare dhe një ndër pengesat kryesore që mban peng aspiratat e vendit për t’u integruar në Bashkimin Europian.  Për këtë arsye, thuajse të gjitha qeveritë e tranzicionit në Shqipëri e kanë përdorur “kartën antikorrupsion” si medalje për t’u ngjitur në pushtet ose për ta mbajtur atë.
Fushata e “bashkëqeverisjes me qytetarët” është një evokim live i platformës së mëparshme on-line antikorrupsion, të promovuar gjatë mandatit të parë qeverisës së Ramës.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ndonëse qytetarët denoncuan masivisht në këtë platformë, rezultati i adresimit dhe i zgjidhjes së ankesave përmes institucioneve ligjzbatuese mbetet i ulët.
Një raport i publikuar për nismën “Stop Korrupsionit” tregon se qeveria ka marrë më shumë se 17 mijë ankesa nga qytetarët përgjatë viteve 2015-2017. Raporti thekson gjithashtu se 1383 denoncime ose 8 për qind e totalit lidheshin direkt me korrupsionin. [kliko këtu për raportin]
Megjithatë, nga ky lumë ankesash qeveria deklaron se ka referuar në prokurori për hetime të mëtejshme vetëm 100 raste.
Lutfi Minxhozi, drejtor i seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Policinë e Shtetit i tha BIRN se qytetarët shqiptarë nuk e denoncojnë korrupsionin në fazën paraprake. Kjo sipas tij, lidhet me penalitetet që parashikon ligji jo vetëm për zyrtarin, por edhe për kallëzuesin.
“Nga analiza e të dhënave tona, në shumë raste personat që kanë dijeni janë edhe vetë të përfshirë në afera korruptive, pasi interesi për përfitime të paligjshme është i të dy palëve. Ndaj dhe përgjegjësia penale është për të dy palët”, tha Minxhozi.
Pavarësisht këtij fakti, Policia e Shtetit raporton se ka kryer hetime për qindra raste korrupsioni dhe i ka dorëzuar Prokurorisë një numër të madh kallëzimesh për këtë krim.
Zyrtari i lartë i Policisë i tha BIRN se sektori për Hetimin e Korrupsionit kishte evidentuar 970 vepra penale me rreth 1431 të dyshuar në vitin 2016 dhe 501 vepra penale me 722 autorë të dyshuar deri në qershor 2017.
Për të dy vitet, Minxhozi pohon se i ka dërguar Prokurorisë për hetime të mëtejshme 745 zyrtarë të dyshuar.
Kallëzimet e qeverisë dhe ato të Policisë së Shtetit gjejnë reflektim fare të vogël në të dhënat statistikore të procedimeve penale apo çështjeve të gjykuara, që BIRN i siguroi në Prokurorinë dhe Gjykatën për Krime të Rënda-përgjegjëse për luftën e korrupsionit mes zyrtarëve të lartë.
Ndërkohë, numri voluminoz i kallëzimeve duket se kanë të bëjnë më së shumti me zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të ulët, të cilët ndiqen nga prokuroritë e rretheve.
Një fakt i tillë vihej në dukje edhe në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian, ku ndonëse vërehej një rritje statistikore e çështjeve, theksohej se “këto raste përfshijnë vetëm zyrtarë të ulët dhe të mesëm”.
Të dhënat e siguruara nga BIRN në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tregojnë se për veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë janë regjistruar 19 procedime penale në vitin 2014, 35 procedime penale në vitin 2015 dhe 32 procedime në vitin 2016.
Numri i çështjeve kundër zyrtarëve të lartë është rrudhur më tej rrugës për në gjykatë, ndërsa Prokuroria raporton 12 çështje të gjykuara në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vitet 2014-2016.
Ndërsa për vitin 2017, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka mbërritur vetëm një çështje, ku nën akuzë është një prokuror i Dibrës, i denoncuar në emisionin “Fiks Fare”.
Një prokuror i Krimeve të Rënda, i intervistuar nga BIRN në kushtet e anonimatit ia faturon policisë, numrin e ulët të kallëzimeve për korrupsion në vitin 2017. Ai e lidh këtë fakt me situatën zgjedhore-kohë kur ritmi i policisë bie dhe askush nuk merret me korrupsionin.
“Shumë pak nga dosjet e regjistruara kanë ardhur me referencë nga Policia e Shtetit. Ato janë regjistruar nga rastet e denoncimit të veprimeve korruptive në media, të referuara nga prokuroritë e rretheve dhe dy raste janë që janë ndjekur nga vetë kallëzimi i qytetarëve”, shton prokurori.
Në Policinë e Shtetit , ndonëse besohet se janë tejkaluar objektivat e programit vjetor kundër korrupsionit, shpresat për rezultate më të mira janë varur tek reforma në drejtësi.
“Ngritja e strukturave të specializuara, në Gjykatë, Prokurori dhe Polici, sipas parashikimeve të legjislacionit të miratuar në kuadrin e reformës në sistemin e drejtësisë, besojmë se do të rrisë rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe efikasitetin për parandalimin e tij…”, tha Lutfi Minxhozi për BIRN.

Autor: Elton Qyno | BIRN | Tiranë
Previous Post

Për Kryemadhin rritja e çmimit të ujit “qëndrim dinjitoz i LSI”… dhe pastaj përsërit Petrit Vasilin

Next Post

Shpëtim Gjika dënohet me 4 vjet burg

droni

droni

Next Post
Prokuroria e Vlorës tre akuza për Shpëtim Gjikën

Shpëtim Gjika dënohet me 4 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.