Ardit Çela është një tjetër kandidat i cili tërhiqet nga mandati i deputetit të LSI. Mandati Çelës i takonte pas betimit të Ilir Metës si President i ri i Republikës së Shqipërisë dhe pas refuzimit të ish-ministrit Ylli Manjani.
Çela pohoi se do të vazhdoi të shërbej me devotshmëri dhe përgjegjshmëri si këshilltar i LSI në bashki.
“Do vazhdoj të shërbej me devotshmëri dhe përgjegjshmëri si këshilltar i LSI në bashki. Me qytetarët e Tiranës kemi një kontratë përfaqësimi dhe i qëndroj besnik. Zgjodha të qëndroj këshilltar bashkiak”, tha ai.












