Një tjetër i burgosur ka thyer lejen shpërblyese dhe nuk është kthyer më në burgun e Drenovës.
Ai është i dënuari, Detar Lipo i cili duhej të vuante 4 vite burg për plagosje të rëndë. Pas përfundimit të lejes, Lipo nuk është kthyer më në vendin e vuajtjes së dënimit.
Dy ditë më parë ishte Denis Radici që nuk u kthye në burg duke thyer lejen shpërblyese.












