• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLEDI KASMI/ Një test për LSI

droni by droni
26 July, 2017
in Kryesore, Opinion, Politika
0
Meta: Koalicioni i Tiranës po punon mirë, me koalicionin e madh nuk e di se çdo bëhet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A do të kalojë vendimmarrja politike e LSI përmes arrestimeve të Ramës?
Një nga kandidatët për deputetë të LSI në Tiranë është arrestuar dje. Si drejtor i Aeroportit fantazmë të Kukësit ai kishte paguar në mënyrë fiktive 70 punonjës gjatë fushatës elektorale. Një shkelje hapur e ligjit me qëllim ndikimin në fushatë elektorale.
Pak kush u mor dje me emrin që qëndron pas këtij arrestimi. E vërteta është se Agron Xhafa është një nga njerëzit e afërt të Presidentit Meta me kontribute në LSI, jo gjatë muajve të fundit, por për shumë vite me radhë. A mund të jetë arrestimi i tij i rastësishëm?
Rama ka projekt gjuetie. Ai do të bëjë politikë me arrestimet përtej gardhit të tij. Këtë e ka paralajmëruar prej kohësh, duke kompromentuar edhe rolin e drejtësisë. Qëllimi është të shantazhojë kundërshtarët. Loja e nisur është ajo e nënshtrimit, që kur nuk funksionon politika e biskotës, atëherë të vihet në përdorim politika e goditjes me shkop.
Arrestimi i mikut të Presidentit dhe kontribuesit të LSI koincidon me një vendim të rëndësishëm që LSI duhet të marrë sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës nëse do të mbështesë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga Veliaj me 45%, apo do të qëndrojë në anën e qytetarëve!?
Raportet në Këshillin Bashkiak nuk janë favorizuese për socialistët. PS ka 25 këshilltarë, por nuk ka mazhorancën në vendimmarje pa LSI, sepse PD ka 17 këshilltarë dhe LSI ka 13 dhe të dyja bashkë bëjnë 30. Edhe votat e PDIU apo dy këshilltarëve të tjerë që janë më afër opozitës nuk i zgjidhin problemin sot Veliajt pa llogarinë e LSI.
Dita e sotme do të jetë një test për LSI. Gjatë ditëve të fundit zëri i Monikës si Kryetare e re e LSI është mekur. Nuk është më ai i katër javëve më parë kur deklaronte prerë dhe artikulonte fort se LSI do të jetë një opozitë e fortë ndaj pushtetit. Zërat e tjerë brenda kësaj force politike që ishin po aq të zjarrtë gjatë ditëve të fundit janë sfumuar.
Katër javë më parë, Monika fliste për një opozitë të fortë, dje ndryshoi. Me një postim të shkurtër në rrjetet sociale ajo nuk shprehej më për një opozitë të fortë, por për një opozitë konstruktive. Ndërkohë, këshilltarët e LSI, disa fëmijë pa asnjë eksperiencë politike thanë se kusht për të votuar rritjen me 45% të çmimit të ujit për 1 milion banorë të Tiranës ishte zorra e deputetit Qefalia që ujit lulet pa leje në bizneset e tij.
Dje kur qytetarët prisnin një përgjigje tjetër nga kjo forcë politike, LSI u tha atyre se nga zorra e këtij deputeti varet halli i 1 milion qytetarëve që do t’u rriten faturat e çmimit të ujit. Që LSI dhe këshilltarët e saj të mbeten të varur tek zorra e Qefalisë, kjo është një zgjedhje e tyre, ndërkohë problemi i rritjes së çmimit të ujit është shumë herë më tepër serioz.
Sot është një test i rëndësishëm për zonjën Kryemadhi si kryetare e re e LSI dhe për vetë LSI të deklaruar me pompozitet si opozitë. A do të jetë LSI një forcë opozitare apo një forcë politike lehtësisht e kapshme nga pushteti përmes shantazheve? Kjo mbetet për t’u parë sot në votimin në Këshillin Bashkiak. Nëse funksionon, atëherë mund të thuhet me siguri se në zgjedhjet e ardhshme, LSI do të dalë forcë e parë në burgje.
Përderisa në Tiranë e paguajnë faturën e ujit vetëm 22.9% e familjeve, atëherë ulja e informalitetit dhe rritja e bazës së familjeve që duhet të paguajnë faturat e ujit është zgjidhja e vetme për të ndalur rritjen e çmimit për atë pakicë që është e ndershme me shtetin.

Previous Post

FOTO LAJM/ Ministri Demiraj del vetë për asgjësimin e kanabisti, shkatërrohen mbi 2 mijë rrënjë një Tepelenë

Next Post

DETAJE/ Reagon drejtori i LSI, Agron Xhafa: Ja e vërteta e “arrestimit” tim

droni

droni

Next Post
FOTO & EMRI/ Prangoset ish-drejtori i aeroportit të Kukësit, kandidati për deputet i LSI

DETAJE/ Reagon drejtori i LSI, Agron Xhafa: Ja e vërteta e “arrestimit” tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.