• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA & DETAJE/ Krujë, sekuestrohen 13 mijë metra tokë, burgoset ish-kreu ZVRPP dhe bashkëpunëtori i tij

droni by droni
25 July, 2017
in Kronika
0
EMRA & DETAJE/ Krujë, sekuestrohen 13 mijë metra tokë, burgoset ish-kreu ZVRPP dhe bashkëpunëtori i  tij
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krujës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin e Hipotekës së qytetit, si edhe ish-sekretarin e Komunës Thumanë, të cilët dyshohet se i kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme një shtetasi, një tokë me sipërfaqe 13.300 m2. Kjo tokë, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme, i është shitur më pas një kompanie private.
Me qëllim ruajtjen nga tjetërsimi i mëtejshëm i pronësisë së kësaj sipërfaqe, Prokuroria ka vendosur edhe sekuestrimin e tokës, pas lejes së marrë nga gjykata.
Në zbatim të masave të caktuara nga gjykata, është bërë i mundur arrestimi nga ana e Policisë i shtetasit Fatmir Shani, ish-drejtues i Hipotekës Krujës, ndërkohë që është shpallur në kërkim Muharrem Rroli, ish-sekretar i Komunës Thumanë. Pas arrestimit të Shanit, gjykata ka caktuar ndaj tij masën “arrest në shtëpi”, bazuar në përcaktimet ligjore për zbutjen e masës së sigurimit që ishte dhënë më parë.
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Krujës, ka rezultuar se:
Shtetasi Asllan Loci është banor i qytetit të Fushë-Krujës dhe për periudhën kohore 01.02.1987 deri më 15.07.1992 ka punuar në ndërmarrjen NB Krujë + F. Krujë pranë sektorit Derven.
Në kallëzim e tij ky shtetas parashtron faktin se është furnizuar me tokë në bazë të ligjit nr. 7501 datë 19.07.1991. Është furnizuar me këtë sipërfaqe toke duke qenë se ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven, dhe në këtë mënyrë është pajisur me Aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr. 208, fshati Derven, muaji mars i vitit 1999, në emrin e shtetasit Asllan S., Loci, por vërtetimin në origjinal të aktit të marrjes në pronësi nuk e ka tërhequr asnjëherë si edhe nuk ka firmosur kurrë në të, pasi e ka lënë në bashkinë e Thomanës. Asllan S., Loci është emri I tij pasi më parë është njohur me emrin Islam.
Së fundmi kallëzuesi është vënë në dijeni rastësisht se zyra vendore e pasurive të paluajtshme Krujë, ka regjistruar pasurinë me nr. 250/30 vol. 5, fq. 150  në emër të shtetasit Asllan Laci, pasuri e cila ka qenë më parë e regjistruar në emër të shtetasit Asllan Loci. Lidhur me pasurinë që kallëzuesi pretendon se është e tij disponon aktin e marrjes së tokës në pronësi ( në fotokopje)si edhe një kopje të librit të ngastrave. Pra toka është përfituar si punonjës i ish ndërmarrjes bujqësore Derven dhe është furnizuar për shtatë frymë pasi kjo ka qenë përbërja familjare e kohës referuar edhe certifikatës familjare.
Nga aktet rezulton se kallëzuesi nuk ka qenë kurrë banor i komunës Thumanë por ka qenë punëtor në Ndërmarrjen bujqësore Derven.
Krahas këtij fakti kallëzuesi është vënë në dijeni se një shtetas i quajtur Asllan Laci, duke përfituar nga ngjashmëria e mbiemrave, duke përdorur dokumente të falsifikuara, si edhe me një vërtetim i marrë nga ana e Komunës Thumanë lëshuar nga sekretari i komunës Thumanë , shtetasi Muharrem Rroli, ka regjistruar pronën pranë ZVRPP Krujë në emër të tij.
Nga aktet e administruara në fashikullin penal rezulton se shtetasi Asllan Loci është banor i fshatit Borizanë dhe është i martuar me shtetasen Bukurije Laci e cila ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven Kruje, me qendër punë NB Thumanë Pemëtore.
Referuar akteve të marrjes në pronësi AMTP nr. 208 rezulton se në mars të vitit 1999 , për fshatin Derven, të rrethit të Krujës familjes së Asllan S., Loci, I jepet 13 300 m2 tokë, ku për komisionin e tokës në fshat ka firmosur shtetasi Pëllumb Rroshi dhe Islam Tonuzi.
Ndërsa shtetasi Asllan Xhumali Laci është pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr. 502 për fshatin Borizanë, data 29.02.2001 me 8200 m2 tokë ku për komisionin e tokës në fshat ka firmosur shtetasi Pëllumb Rroshi dhe Islam Tonuzi.
Rezulton se nga kartela e pasurisë së paluajtshme vol. 5, fq. 150 ZK. 1475, nr. pasurie 250/30 për pasurinë në rrethin e Krujës, Derven më datë 17.04.1999 është regjistruar në emër të shtetasit Asllan S Loçi, me adresë Krujë – Derven, ndërkohë që kjo pasuri mbi bazën e një vendimi për “korrigjimin e emrit të datës 27.04.2011 të marrë nga regjistruesi Fatmir Shani shprehet se “korrigjohet emri sipas dokumentit të sjellë nga komuna Thumane”. Për këtë ka shërbyer vërtetimi bashkangjitur i cili është ai vërtetim lëshuar nga Komuna Thumane me nr. Extra prot., date 15.04.2011 e cila vërteton se AMTP Nr. 208 date Mars 1999 i përket Asllan Xhumali Laçi dhe jo Asllan S., Laci i cili është shënuar gabim, i cili pas aktit të ekspertimit grafik rezulton se është nënshkruar nga ana e shtetasit Muharrem Roli.
Për sa u parashtrua më sipër rezulton se shtetasi Asllan Laci në vitin 2011, mbi bazën e një vërtetimi të falsifikuar, të lëshuar përtej kompetencave ligjore nga ana e sekretarit të komunës Thumanë, shtetasit Muharrem Rroli ka regjistruar pronën që është në përkatësi të shtetasit Asllan Loci. Ky regjistrim është bërë në zyrën vendore te regjistrimit të pasurive të paluajtshme Krujë në kundërshtim me ligjin nga ana e regjistruesit, shtetasit Fatmir Shani.

Previous Post

FOTO/ Tiranë, autobusi përplas biçikletën, një i plagosur te “Pallati me Shigjeta”

Next Post

VIDEO/ Ruçi betohej se do shkarkonte Metën, por dje duartrokiti Presidentin e ri

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Ruçi betohej se do shkarkonte Metën, por dje duartrokiti Presidentin e ri

VIDEO/ Ruçi betohej se do shkarkonte Metën, por dje duartrokiti Presidentin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.