Policia dhe zjarrfikësit në Elbasan, kanë ndërhyrë në kohë sot, duke shpëtuar një fëmijë i cili i vetëm kishte mbetur i mbyllur në një banesë në katin e gjashtë të një pallati.
Burimet e Policisë vendore të Elbasanit, bëjnë të ditur se sot në Sallën Operative erdhi një telefonatë se në katin e 6-të të një pallati në Lagjen “Partizani” një fëmijë 5-vjeçar kishte mbetur brenda në banesë.
Menjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë në bashkëpunim me zjarrfikësen, në kohë reale u bë e mundur hapja e derës në katin e 6 të pallatit në Lagjen “Partizani” ku ndodhej fëmija 5-vjeçar.
Me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe prindërve që të jenë më të kujdesshëm para se të dalin nga banesa.











