Seancën e sotme të betimit të presidentit Ilir Meta, pas ceremonisë dhe fjalës përshëndetëse, ra në sy “armiqësia” e kryeministrit me Presidentin e sapo kurorëzuar.
Ndërsa kryeministri Edi Rama mbërriti disa minuta me vonesë në sallën e Kuvendit, nga ana e tij Ilir Meta kur u largua nga salla për t’ju drejtuar Presidencës, nuk e takoi Ramën, por vetëm disa prej ministrave e deputetëve, të mazhorancës dhe opozitës, përfshi këtu ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.











