Pas krimit të rëndë të ndodhur sot në Bathore, ku një 21-vjeçar ka qëlluar dhe vrarë me armë babanë e tij, punonjës policie dhe ka plagosur nënën, i arrestuari Mirald Metallari është shfaqur i penduar para policisë.
Ai ka pranuar autorësinë e krimit, duke dhënë edhe dëshminë e tij.
“Më kërkoi të ndërtoja një bordurë betoni. Unë e kundërshtova. Debatuam. I mora pistoletën dhe e qëllova. Plumbat prekën nënë, ndërhyri për të na ndarë. Shkatërrova jetën e motrës, do martohej pas tre javësh”, mësohet se ka thënë në dëshminë e tij, Mirald Metallari që vrau me armë babanë e tij.













