Deputeti i PD-së Astrit Patozi që kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së ka postuar dy video sot të marra nga një televizion privat në Vlorë përmes të cilave duken dy persona që votojnë më shumë se një herë në votimin për kreun e PD-së. Personat që votojnë i kryejnë veprimet, ndërkohë që komisioni nuk i ka parë apo nuk ka reaguar ndërkohë që dikush po filmon.
Nuk është e qartë se për kë janë ato vota pasi në garë ka pasur më shumë se një kandidat. Por Patozi shkruan në postimin e tij se votat ishin për Lulzim Bashën.
https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/videos/1509568395769725/
https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/videos/1509568435769721/











