Një person humbi jetën sot në Korcë pas një akti vetëvrasjeje përmes hedhjen nga dritaret e një pallati. Ai jetonte i vetem dhe ne kushte te mjerueshme. Burime te policise thane se kishte lene edhe nje leter perpara se te kryente aktin e vetvrasjes.
“Më datë 23.07.2017, rreth orës 12:00, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.












