Një qytetar nga Durrësi u sulmua mbrëmë me granata dore në shtëpinë e tij.
“Më datë 22.07.2017, rreth orës 20:30, shtetasit B.B. vjeç 35, banues në Durrës, persona të paidentifikuar, brenda avllisë së banesës i kanë hedhur një granatë ofensive, e cila nuk ka plasur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal”, njofton policia.
Ky është rasti i parë i sulmit me granatë mes personave që konsiderojnë probleme mes tyre apo për kërcënim si edhe vrasje.












