Lulzim Basha priti pesë minuta në radhë për të votuar për kreun e ri të PD-së, por pasi shprehu vullnetin e tij gjen pak kohë edhe për demokratët.
Pasi deklaroi që pas këtyre zgjedhjeve PD-ja del më e bashkuar, Basha iu drejtua kafes pranë selisë së PD.
Në tavolinë ai është fotografuar me deputetin Tritan Shehun, ish-deputetin Alban Zeneli, kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe ekspertin e PD-së, Dorjan Gjonmarkaj.
Pas këtij momenti, ai është fotografuar teksa shtrëngon dorën me njerëzit e ulur në të njëjtën kafe dhe më pas raportohet të ketë hyrë në zyrën e tij, por nuk dihet nëse do ta presë aty mbylljen e këtij procesi.












