Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes me motor uji, të turistes ruse, dje në Ksamil.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se ai është shoqëruar dhe është Ermal Fataj, skafist, nga Ksamili.
Autori i dyshuar ka mohuar të jetë ai vrasësi, me helikën e motorit të ujit, të minorenes ruse. Por burime konfidenciale, bëjnë të ditur se ka prova të pakontestueshme, që provojnë autorësinë e tij.
Ndaj autorit të dyshuar, mësohet se pritet të dalë edhe një urdhër arresti.
Ndërkohë trupi i turistes ruse mbërrin në Tiranë.













