Një operacion i madh policor po zhvillohet në këto momente në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga RENEA kanë rrethuar zonën te bashkia si dhe rrugicat nga sporti vjetër, shkruan “infoelbasani”.
Ende mbeten mister shkaqet e këtij aksioni. Më shumë policë ndodhen te Kryqëzimi i një banke pranë bashkisë. Disa godina janë të rrethuara.
Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar rreth këtij aksioni. Por forcat e shumta policie, që mbajnë armët gati për të qëlluar, kanë frikësuar qytetarët, raportojnë mediat lokale në Elbasan.
http://www.dailymotion.com/embed/video/x5ui330











